Kujtim Shala: Nuk harrohet Nishi, çfarë urrejtje...

Futboll

Kujtim Shala: Nuk harrohet Nishi, çfarë urrejtje...

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2020 Në ora: 12:08
Kujtim Shala

Legjendës së futbollit të Kosovës, Kujtim Shalës, si sot i kujtohet stadiumi në Nish, ku ishin rreth 50 mijë shikues, gjithnjë sipas shtypit kroat, por futbollisti nga Kosova u pa me një sy ndryshe nga serbët.

Që besa Shala gjatë kësaj ndeshje ka ngritur lart dy gishtërinj, duke e elektrizuar në ekstrem tifozerinë serbe të Radniçkit të Nishit. 

“Nuk harrohet Nishi! Çfarë urrejtje ndaj Kujtim Shalës - 1990/91”, shkruan Shala në profilin e tij në facebok. 

Image

Gazeta kroate

Ndeshja mes Radniçkit dhe Dinamos nga Zagrebi, në kohën e rregullt kishte përfunduar 1:1, por me penallti triumfuan dinamovitët me rezultat 6:5. 

Në atëkohë, nëse takimi përfundonte baras, atëherë me penallti vendosej se cila skuadër do ta fitonte një pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat