Kush është Konrad de la Fuente, lojtari i parë amerikan i Barçës për të cilin Koeman thuri lavde

Futboll

Kush është Konrad de la Fuente, lojtari i parë amerikan i Barçës për të cilin Koeman thuri lavde

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 13:45
Foto Ilustrim

Konrad de la Fuente është talenti i fundit që ka dal nga La Masia.

19-vjeçari ishte pjesë e ekipit të parë me Lionel Messin dhe Antoine Griezmann nën urdhrat e Ronald Koeman gjatë ndeshjeve para-sezonale.

“Nëse duhet të veçoj një lojtar të ri, do të thosha Konrad”, tha trajneri holandez pas ndeshjes miqësore ndaj Gironas, dhe këto lavde bën që e gjithë vëmendja të kthehet tek La Fuente.

Kondrad kështu u bë lojtari i parë amerikan që luan për ekipin e parë të Barcelonës. Rrugëtimi filloi kur ai ishte vetëm 10 vjeçar, kur lëvizi nga Maiami (ku edhe ka lindur) te Barcelona kur babai i tij, një diplomat, filloi punë në qytetin spanjoll.

Marcel Sans ishte një nga trajnerët që e ndihmoi ai të zhvillohet: “Në vitin 2010, unë isha trajner në Infantil B (ekipi u-13), te Barcelona dhe ishim të zgjedhur të bënim rekrutimet për sezonin e ardhëm. Kur ne pamë Konradin, ai ishte vetëm 11-vjeçar dhe po luante te Tecnofutbol, një akademi në Barcelonë. Ne e ndoqëm dhe vendosëm ta transferojmë”, ka thënë Sans.

Konrad iu bashkua akademisë së Barcelonës dhe përfundoi duke luajtur në krah të Ansu Fatit.

“Ai ishte i fuqishëm dhe i shpejt, i mirë një për një në krah. Në këto situata, ai mund të asistonte me harkime dhe të dilte në pozitë për të shënuar. Karakteristikat e tij ishin ato që ne i kërkonim për një sulmues krahu te Barcelona dhe mendoj se ai ka potencial edhe për ekipin e parë”.

Konrad, tani një reprezentues i U-20 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një shembull si në aspektin profesional dhe personal.

“Ai ka një familje shumë të mirë rreth tij. Kujtoj kur prindërit e tij merakoseshin gjithmonë për mësimet e tij. Nga Barcelona, Konrad ndiqte mësimet nga distanca me një sistem amerikan, të cilat i kishte filluar kur ishte i ri. Kur ne pyetëm për notat e tij, ishin të shkëlqyera. Ai gjithmonë ka qenë i sjellshëm, i turpshëm dhe sillem mirë me bashklojtarët”, zbuloi Sans.

Konrad ka kontratë me Barcelonën deri në 2022, me opsion për ta vazhduar edhe dy vite dhe një klauzolë prej 50 milionë eurosh, por e cila mund të rritet në 100 milionë. 

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat