Shtyhet ndeshja Drita - Llapi

Futboll

Shtyhet ndeshja Drita - Llapi

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 14:37
Shtyhet ndeshja Drita - Llapi

Superliga e Kosovës në futboll pritet të startoj sot me ndeshjen mes Trepcës ’89 dhe Arbërisë.

Kurse, ndeshja interesante mes Dritës dhe Llapit është paraparë të zhvillohet të dielën.

Por, kjo ndeshje do të shtyhet për një datë tjetër për shkak të pjesëmarrjes së Dritës në rrethin e tretë të Evropa Ligës.

Kampionia e Kosovës do të ballafaqohet me Legia Warsaw në Poloni me 24 shtator dhe kësisoj klubi gjilanas ka bërë kërkesë që ndeshje e fundjavës ndaj Llapit të shtyhet.

Në këtë ndeshje ‘bilbili’ kryesor i është besuar gjyqtarit Genc Nuza me asistentët Fatlum Berisha dhe Bujar Selimaj, kurse gjyqtar i katërt do të jetë Selim Isufi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat