Baren e duan në Serie A

Futboll

Baren e duan në Serie A

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 14:42
Baren e duan në Serie A

Interesim nga Italia për Keidi Baren.

Mesfushori i kombëtares shqiptare i cili me shumë gjasa do të largohet nga Malaga në këtë merkato verore pëlqehet nga dy klube të Serie A por edhe nga dy të tjera që luajnë në Serie B.

Përveç interesimit të Espanyol në Segunda Division, Bare ka përfunduar në radarët e Udineses që ka nisur kontaktet e para me drejtuesit e Malagas, ndërkohë edhe Parma e pëlqen kuqeziun. Në Serie B dy skuadrat e interesuara për Baren janë Salernitana dhe Lecce.

Vetë Bare i cili spikati me fanellën e Malagas sezonin e kaluar për shkak edhe të problemeve të shumta financiare që ka klubi andaluzian kërkon të largohet. Mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në ditët e mbetura të merkatos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat