Llapjanët me një njoftim interesant

Futboll

Llapjanët me një njoftim interesant

Nga: K.G. Më: 18 shtator 2020 Në ora: 15:15
Llapjanët me një njoftim interesant

Klubi i futbollit Llapi nga Podujeva del me një njoftim interesant në prag të fillimit të edicionit të ri.

"KF  Llapi ka mbyllur afatin kalimtar veror me afrimet të cilat iu kanë dashur si dhe në koordinim me futbollistët kanë gjetur gjuhën e përbashkët që disa prej tyre të huazohen në klube tjera për të pasur sa më shumë minuta dhe ndeshje të luajtura.

Bëhet fjalë për portierin Loris Kikrri i cili për këtë edicion është huazuar në Kategorinë e Parë tek skuadra e Egnatias, dyshja Alban Shabani dhe Bekim Maliqi janë huazuar në Kategorinë Superiore tek Skënderbeu, kurse Blerand Qitaku në Dardanë dhe Gentrit Duriqi tek skuadra e Podujevës.

KF Llapi të lartëcekurve iu dëshiron shumë suksese në skuadrat në të cilat janë të huazuar dhe pret që të kenë minutazhën e mjaftueshme dhe njëherit presim që të gjithë t'i tregojnë vlerat e tyre", njofton Llapi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat