Kallaku ka mundësinë të hakmerret

Futboll

Kallaku ka mundësinë të hakmerret

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 15:30
Kallaku ka mundësinë të hakmerret

Ditën e sotme ka marrë një tablo të qartë e gjithë rruga për në grupet e Europa League.

Tashmë të gjitha skuadrat njohin rivalët që do të kenë përballë në fazën play off, teksa shorti i hedhur në Nion të Zvicrës ka përcaktuar gjithçka. Pas asaj ndeshje me Teutën, fati i kryqëzon sërish rrugën me shqiptarët Granadas.

Klubi spanjoll nuk pritet ta ketë të vështirë në turin e 3-të kundër Dinamos së Tbilisit, ndëra më tej mund të gjejë në play off “bandën e shqiptarëve”, nëse Lokomotiva e Zagrebit arrin të kalojë me sukses Malmon.

Pjesë e kroatëve është bërë së fundmi edhe Sherif Kallaku. Ish-kapiteni i Teutës mund të ketë shansin e artë të hakmerret për skuadrën që e katapultoi në Europë, pasi bregdetarët u mposhtën me shifrat e thella 0-4 kundër Granadas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat