Koulibaly shumë i shtrenjtë, City kthen sytë nga një tjetër mbrojtjes

Futboll

Koulibaly shumë i shtrenjtë, City kthen sytë nga një tjetër mbrojtjes

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 15:43
Kalidou Koulibaly dhe Pep Guardiola

Manchester City duket se do të heqë dorë nga transferimi i mbrojtësit senegalez Kalidou Koulibaly.

Mediat angleze kanë raportuar se City ka arritur marrëveshje personale me lojtarin, por një gjë të tillë nuk e ka bërë me Napolin.

Klubi italian kërkon 80 milionë euro për ta lënë të lirë atë, teksa City nuk është gati të ofrojë më shumë se 65 milionë euro për të.

Kësisoj City po konsideron transferimin e një tjetër mbrojtësi nëse dështon pista Koulibaly.

Drejtuesit e gjigantit anglez kanë kthyer kokën në La Liga, ku Pep Guardiola i pëlqen dy mbrojtës mjaftë cilësorë.

Fjala është për brazilianin Diego Carlos të Sevillës dhe uruguaianin Jose Gimenez të Atletico Madrid.

Të dy lojtarët janë më të ri në moshë se Koulibaly dhe vlerësohen më pak nga skuadrat e tyre.

The Guardian ka raportuar se drejtuesit e gjigantit anglez do të kenë edhe një takim me napolitanët për Koulibalyn, dhe nëse Napoli nuk heqë dorë nga kërkesat e tyre, atëherë City do të shikojë tjetër opsion.

27-vjeçari Diego Carlos ka një klauzolë largimi nga Sevilla prej 70 milionë euro, ndërsa Gimenez ka klauzolë prej 110 milionë.

Gjithsesi te City shpresojnë që ta transferojnë njërin nga ta për një shumë më të ulët se sa klauzola e tyre.

Vlen të theksohet se gjatë këtij afati kalimtar, City është përforcuar me qendërmbrojtësin holandez Nathan Ake dhe anësorin spanjoll Ferran Torres.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat