Ish-trajneri i “Spurs”, Harry Redknapp e këshillon klubin anglez ta marrë edhe veteranin e mesfushës
Tottenhami duket se do të jetë mjaft aktiv në këtë afat kalimtar.
FIBA vendos për ndeshjet kualifikuese të Kosovës në nëntor e në shkurt
Ish-trajneri i “Spurs”, Harry Redknapp e ka këshilluar klubin anglez që ta rikthejë edhe Luka Modricin.
Hotspur së fundmi e rikthyen Gareth Balen dhe Redknapp mendon se rikthimi eventual i mesfushorit kroat do ta përforconte tej mase ekipin e Jose Mourinhos.
Të dy kishin eksperienca mjaft të suksesshme në Londër.
Vitin e kaluar flitej se Modriç mund të transferohej në Itali, ku e donin Milani dhe Interi.
Por, në fund qëndroi në Madrid edhe në sezonin 2019/2020.