Friedkin ka kërkuar kontroll të thelluar

Futboll

Friedkin ka kërkuar kontroll të thelluar

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 16:42
Friedkin ka kërkuar kontroll të thelluar

Arkadius Milik së shpejti do të zyrtarizohet si futbollist i Romës.

Qendërsulmuesi polak mbërriti në kryeqytetin italian këtë mëngjes, por vetëm për pak orë, pasi në orën 09:30 ai u nis me një fluturim privat nga aeroporti “Ciampino” së bashku me menaxherin e tij, David Pantak, për në Zvicër, ku është vendosur që të kryejë ekzaminimet mjekësore, çka është kërkuar nga vetë Friedkin (kontrolle të thelluara në gjurin e operuar më parë).

Përfaqësuesi i lojtarit i ka zgjidhur thuajse të gjitha çështjet, që kishin mbetur pezull, me Napolin, sikurse është gjoba prej rreth 300 mijë eurosh e vendosur nga klubi napolitan për kryengritjen e famshme.

Milik ka kërkuar një deklaratë në të cilën De Laurentiis heq dorë nga padia për kompensimin civil që kishte ngritur. Nëse gjithçka shkon mirë, nënshkrimi me Romën mund të vijë brenda ditës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat