Firmos me Vllazninë

Futboll

Firmos me Vllazninë

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 17:16
Firmos me Vllazninë

Vllaznia vazhdon të shfaqet klubi më aktiv i Superiores në këtë merkato verore.

Kuqeblutë kanë zyrtarizuar marrëveshjen me Fjoart Jonuzin, i cili ka ka nënshkruar me kuqeblutë kontratë njëvjeçare me të drejtën e rishikimit të saj nga ana e Klubit në merkaton e janarit, nëse performanca e lojtarit nuk është në nivelin e dëshiruar nga stafi teknik.

Jonuzi është pëlqyer nga trajneri Brdaric për të patur një forcë më tepër në mesfushë.

Jonuzi ka spikatur në Superiore fillimisht te Kukësi e më pas te Laçi, ndërsa sezonin e fundit ishte pjesë e Gjilanit në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat