Arbëria shokon Trepçën ‘89! Arbnor Morina sikur në qiellin e shtatë

Futboll

Arbëria shokon Trepçën ‘89! Arbnor Morina sikur në qiellin e shtatë

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2020 Në ora: 17:58
Arbëria shokon Trepçën ‘89! Arbnor Morina sikur në qiellin e shtatë

Arbëria nga Dobraja e Madhe e Lipjanit debuton me fitore të madhe në elitën e futbollit të Kosovës. 

Djelmoshat nga Dobraja importuan tri pikë të mëdha nga stadiumi “Riza Lushta”, duke i shkaktuar humbje me rezultat 2:0 Trepçës ’89.

Vendasit u përpoqën maksimalisht por dot që të gjejnë mënyrën për të shënuar, ngase hasën në mbrojtje të fortë të mysafirëve.
Kryetrajneri i Arbërisë, Arbnor Morina, është sikur në qiellin e shtatë dhe me plot arsye, duke marrë pikë e plota nga një terren i vështirë.

Në minutën e 16-të, futbollisti Kreshnik Bahtiri pas një shpërqendrimi të mbrojtjes vendase, ka shënuar për epërsinë (0:1).

Në minutën e 68-të, Sunaj Hasani i Arbërisë gjuan por godet shtyllën pingule, nga topi i kthyer godet Kreshnik Bahtiri, sërish ndalet nga shtylla pingule.

Në minutën e 76-të, Agon Llugiq thellon fitoren në 0:2, ndërsa në anën tjetër shokon vendasit. 

Morina me Arbërinë e fillojnë në mënyrë më brilante edicionin e ri në elitën e futbollit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat