Morina: Fitore e madhe, të cilën do ta harrojmë që nesër!

Futboll

Morina: Fitore e madhe, të cilën do ta harrojmë që nesër!

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 18:12
Morina: Fitore e madhe, të cilën do ta harrojmë që nesër!

Debutim ëndrrash për Arbërinë në elitën e futbollit kosovar. Kuqezinjtë kanë mundur në udhëtim Trepçën ’89 në ndeshjen hapëse të Superligës për edicionin 2020/21.

Skuadra e Arbnor Morinës fitoi me rezultat të pastër, 2:0, përcjellë Olle.

Trajneri Morina përgëzoi lojtarët për karakterin pas ndeshjes.

“Fillimisht dua të uroj Arbërinë për inkuadrimin në Superligë për herë të parë, që është arritje e madhe. Sot skuadra ka treguar karakter të fortë”, deklaroi Morina për Art Sport.

“Djemtë treguan që kanë mundësi dhe mundësitë e tyre janë të mëdha”.

“Këtë fitore duhet ta harrojmë menjëherë qysh nga nesër, pasi që orari është shumë i ngjeshur dhe nuk ka komoditet”.

“Do të rigjenerohemi dhe do të mendojmë për takimet e ardhshme”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat