Futbollisti i Kukësit transferohet në Turqi

Futboll

Futbollisti i Kukësit transferohet në Turqi

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 18:14
Futbollisti i Kukësit transferohet në Turqi

Mesfushori Eduart Rroca nuk është më pjesë e skuadrës së Kukësit.

Pas një sezoni e gjysmë me fanellën e Kukësit, mesfushori i ka dhënë lamtumirën klubit dhe ndeshja ndaj Ëolfsburg, ishte e fundit për të me fanellën e Kukësit.

Kontrata e Rrocës përfundonte në muajin janar 2021, megjithatë pas një diskutimi me presidentin Safet Gjici, klubi vendosi ta linte të lirë për të vazhduar aventurën në kampionatin turk.

Klubi i Instanbulspor AS shfaqi interes për futbollistin shqiptar dhe dëshira e futbollistit për të provuar një aventurë të re jashtë vendit, u mirëkuptua nga Kukësi.

Instanbulspor AS garon në Ligën e Parë të Turqisë.

"Futboll Klub Kukësi e falënderon Rrocën për kontributin e dhënë dhe i uron suksese në aventurën turke. Me fanellën e Kukësit, Rroca fitoi Kupën e Shqipërisë. Suksese Eduart", shkruhet në njoftimin e klubit.

Rroca është 27-vjeçar. Ai më parë ka luajtur edhe me Luftëtarin, Egnatin dhe Tërbunin..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat