Osmani, drejtori i ri i Tiranës

Futboll

Osmani, drejtori i ri i Tiranës

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 18:15
Osmani, drejtori i ri i Tiranës

Tefik Osmani është drejtori i ri teknik i Tiranës.

Prezantimin e ka bërë para skuadrës dhe stafit presidenti i klubit, Refik Halili.

Korçari, që pak kohë më parë u divorcua me futbolin e luajtur, tani ka ambicje të tjera dhe është shndërruar në një nga njerëzit e besuar të Halilit për të ardhmen.

Praktikisht, ai gjatë muajve të fundit ka vepruar si drejtor “de fakto”, por sot është bërë prezantimi zyrtar. Osmani do të jetë përgjegjës për merkaton, menaxhimin e skuadrës si dhe mbarëvajtjen me promovimin dhe shitjen e talenteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat