Biçkaj dy gola, Kosova gjunjëzon Estoninë 

Futboll

Biçkaj dy gola, Kosova gjunjëzon Estoninë 

Nga: Kemajl Goca Më: 18 shtator 2020 Në ora: 19:06
Pamje nga ndeshja

(E plotësuar) - Kombëtarja e Kosovës ka shënuar fitore domethënëse me rezultat 2:0 në përballje me Estoninë, në kuadër të grupit A të kualifikueseve për Kampionatin Evropian.

Vashat e Kosovës treguan lojë më të mirë, patën raste më shumë dhe me pak fat fitorja ka mundur të jetë edhe më bindëse.

Futbollistja Kaltrina Biçkaj ka qenë në formë të mirë duke realizuar dy gola, por duke iu falënderuar edhe asistimeve maestro të Erëleta Memeti e cila ishte prej më të mirave!   

Image

Në minutën e parë, Emërllahu ka dështuar nga një pozitë ideale, duke gjuajtur mbi portën estoneze.

Në minutën e 6-të, Biçkaj nga rreth 12-13 metra, me një goditje precize ka shënuar për epërsinë e Dardaneve. Në minutën e 13-të, Kastrati dërgon goditje të fortë nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra (si anash 16-shit), por për fat të estonezeve topi ndalet nga tërthorësja.

Në minutën e 27-të, Erëleta Memeti me hapat të shpejt iu shmang dy lojtareve rivaleve, futet në 16-sh, duke asistuar deri te Kaltrina Biçkaj e cila mu nga pika e bardhë godet dhe realizon për 2:0. Biçkaj realizoi golin e dytë të saj në sfidën e sotme.

Përzgjedhësja e Kosovës, Afërdita Fazlija, gjithsesi se është e kënaqur me fitore. 
Kosova nga gjashtë ndeshje ka shënuar tri fitore e tri humbje, duke u renditur në vend të 4 katërt me 9 pikë, sa ka edhe Rusia në pozitën e tretë, ndërsa Estonia është në fund (e gjashta) me 1 pikë dhe Holanda kryeson me 21 pikë (7 fitore rresht).  

Kosova-Estonia 2:0
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shënues: Kaltrina Biçkaj (6’ e 27’).
Kartona të verdhë: Tahiri, Gashi - Bessmertnoi.
Kosova: Kolgeci, Kastrati, Syla, Halilaj (Berisha 84’), Shala, Biqkaj (Rexhepi 90+1'’), Tahiri, Kryeziu, Gashi, Emërllahu (Misini 46’), Memeti.
Estonia: Kork, Bessmertnoi, Raadik, Loo, Himanen, Bannikova, Tammik (Aarna 46’), Mersisalu (Laas 76’), Rosen, Ounpuu (Tullus 73’), Kubassov.

78' Lojë mesatare. Kosova avancon me 2:0.

65' Kosova shumë afër fitore dhe që do të jetë e treta në këtë garë kualifkuese në Kampionatin Evropian.

Image

58' Kosova-Estonia 2:0
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shënues: Kaltrina Biçkaj (6’ e 27’).
Kartona tl verdhë: Bessmertnoi.
Kosova: Kolgeci, Kastrati, Syla, Halilaj, Shala, Biqkaj, Tahiri, Kryeziu, Gashi, Emërllahu (Misini 46’), Mehmeti.
Estonia: Kork, Bessmertnoi, Raadik, Loo, Himanen, Bannikova, Tammik (Aarna 46’), Mersisalu, Rosen, Ounpuu, Kubassov.

50' Kosova po tregon lojë të mirë.

Image

Përfundoi pjesa e parë.

37' Kosova është komode dhe pa problem e menaxhon sfidën.

27' Erëleta Memeti me hapat të shpejt iu shmanget dy lojtareve rivaleve, futet në 16-sh, duke asistuar deri te Kaltrina Biçkaj e cila mu nga pika e bardhë godet dhe realizon për 2:0. Biçkaj realizon golin e dytë të saj në sfidën e sotme

Image

Kosova-Estonia 2:0
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shënues: Kaltrina Biçkaj (6’ e 27’).
Kartona tl verdhë: Bessmertnoi.
Kosova: Kolgeci, Kastrati, Syla, Halilaj, Shala, Biqkaj, Tahiri, Kryeziu, Gashi, Emërllahu, Memeti.
Estonia: Kork, Bessmertnoi, Raadik, Loo, Himanen, Bannikova, Tammik, Mersisalu, Rosen, Ounpuu, Kubassov.

27' Kosova është më e mirë dhe kërkon edhe golin e radhës.

13’ Kastrati dërgon goditje të fortë nga gjuajtja e lirë rreth 18 metra, si anash 16-shit, por për fat të estonezeve topi ndalet nga tërthorja.

11' Kosova-Estonia 1:0
Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Shënues: Kaltrina Biçkaj (6’).
Kosova: Kolgeci, Kastrati, Syla, Halilaj, Shala, Biqkaj, Tahiri, Kryeziu, Gashi, Emërllahu, Mehmeti.
Estonia: Kork, Bessmertnoi, Raadik, Loo, Himanen, Bannikova, Tammik, Mersisalu, Rosen, Ounpuu, Kubassov.

6' Erëleta Memeti për bukuri e kthen topi pas dhe Kaltrina BIçkaj nga rreth 12-13 metra me goditje të fortë shënon për 1:0. Një festim pak më ndryshe, me duartrokitje.

1’ Futbollistja Emërllahu doli ballë për ballë me portieren dhe në vend të plasoi topin në rrjetë, ai gjuan mbi portën e Estonisë.

Kombëtarja e Kosovës është në Grupin A, e cila nga pesë ndeshje të luajtura ka dy fitore e tri humbje, duke u renditur në vend të katërt me 6 pikë.  

Holanda kryeson me 21 pikë nga shtatë ndeshje ka po aq fitore, pasojnë Rusia me 9 pikë apo 3 fitore e 2 humbje, Sllovenia është në vend të tretë me 3 fitore e 3 humbje, ndërsa Estonia ka luajti katër ndeshje ka vetëm një barazim dhe mban vendin e pestë me 1 pikë dhe Turqia është në fund me 1 pikë apo një barazim e katër humbje.

Kosova-Estonia 1:0

Shënues: Kaltrina Biçkaj (6').

Kosova: Kolgeci, Kastrati, Syla, Halilaj, Shala, Biqkaj, Tahiri, Kryeziu, Gashi, Emërllahu, Memeti.

Estonia: Kork, Bessmertnoi, Raadik, Loo, Himanen, Bannikova, Tammik, Mersisalu, Rosen, Ounpuu, Kubassov.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat