Konfirmohet hapja e stadiumeve, ja dy ndeshjet

Futboll

Konfirmohet hapja e stadiumeve, ja dy ndeshjet

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 19:24
Konfirmohet hapja e stadiumeve, ja dy ndeshjet

Deri në 1000 tifoza do lejohen të ndjekin ndeshjet, Parma-Napoli dhe Sasuolo-Kaljari këtë fundjavë në Serinë A.

Ndeshjet në Itali por kudo janë luajtur me dyer të mbyllura për shkak të pandemisë.

Gjithsesi “ANSA” raporton se Stefano Bonaçini, presidenti i regjionit të Emilja Romanës ka dhënë dritën jeshile për rikthimin e tifozëve. Sigurisht numri do jetë i limituar, dhe nuk do lejohen më shumë se 1000 tifozë.

Dy ndeshjet e para që do mirëpresin tifozët pas muajsh mungesë, do jenë Parma-Napoli dhe Sasuolo-Kaljari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat