Tifozët e Barcelonas presin Miralem Pjanic, por trajneri Koeman shpjegon gjendjen e boshnjakut!

Futboll

Tifozët e Barcelonas presin Miralem Pjanic, por trajneri Koeman shpjegon gjendjen e boshnjakut!

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 19:49
Miralem Pjanic

Ronald Koeman, trajneri i Barcelonës, foli në prag të trofeut Gamper.

Blaugrana do të luajë kundër Elche dhe holandezi ka komentuar sidomos situatën e lidhur me Miralem Pjanic.

“Ai është në skuadër, por nuk është gati të luajë nga minuta e parë, nuk është në 100%! Por ai mund të luajë nesër disa minuta”.

Trajneri holandez gjithashtu foli për kundërshtarët dhe mungesën e publikut: “Shpresoj që gjithçka të shkojë mirë. Mezi pres të luaj këtë ndeshje: do të jetë një provë interesante pasi ne luajmë kundër një ekipi të kategorisë së parë. Sa keq për mungesën e publikut, me fansat do të kishte qenë ndryshe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat