Boshnjaku: Kampionat më ndryshe, më atraktiv

Futboll

Boshnjaku: Kampionat më ndryshe, më atraktiv

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 21:20
Lorik Boshnjaku

Kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku, ka folur para ndeshjes së parë të Prishtinës këtë edicion.

Mesfushori i ‘Bardhekaltërve’, Boshnjaku, pret një sezon tejet atraktiv në Superligën e Kosovës.

Ndër të tjerash, lojtari ka folur edhe për ndeshjen që Prishtina e luan kundër Drenicës, pra ndeshjen hapëse.

“Ky kampionat duket më ndryshe dhe më atraktiv se viteve të kaluara, gjithashtu shoh një Prishtinë më të fortë dhe më të mobilizuar në çdo aspekt. Ndeshja me Drenicën si ndeshje e parë e kampionatit e pres të fillojmë me këmbë të mbarë. Por, përballjet me Drenicën nuk janë asnjëherë të lehta. Megjithatë ne jemi të fokusuar maksimalisht që të japim gjithçka nga vetja”, ka thënë Boshnjaku.

“Ndërsa, sa i përket shirit të kapitenit, dua të falënderojë të gjithë për besimin e dhënë, pa kursyer askënd. Për mua është privilegj të jem kapiten i ekipit të klubit më të madh në vend. Janë gjashtë vite që jam pjesë e klubit dhe kjo nuk është pak. Tash më e di sa rëndon fanella e ekipit e sidomos ajo e shiritit të kapitenit. E di që e kam mbështetjen e të gjithëve, prandaj me kënaqësi e kam pranuar këtë rol aspak të lehtë dhe shpresoj t’ua shpaguaj besimin”, ka thënë kapiteni i ri i skuadrës kryeqytetase.

Prishtina do të synojë titullin e kampionit, të cilin nuk e arrin që nga koha kur trajner ishte Afrim Tovërlani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat