Kosova – Estonia, gjyqtarja ishte shtatzënë

Futboll

Kosova – Estonia, gjyqtarja ishte shtatzënë

Më: 18 shtator 2020 Në ora: 23:58
Pamje nga ndeshja

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e femrave në futboll, ka fituar me rezultat 2:0 ndaj Estonisë në kuadër të kualifikimeve për “EURO 2021”.

Autore e dy golave ishte futbollistja e njohur kosovare, Kaltrina Biqkaj, teksa falë dy rrjetave të saj “Dardanet” morën tri pikët e radhës dhe shkojnë në kuotën e nëntë pikëve.

Edhe pse takimi u luajt pa prezencën e publikut, ndeshja ishte tejet energjike dhe ofroi momente mjaft interesante.

Një detaj tjetër interesant ishte edhe forma e gjyqtares austriake, Amina Sarah Raschid, e cila edhe pse ishte shtatzënë e gjykoi në mënyrë të përkryer këtë ndeshje.

Raschid ishte në rolin e asistentes së dytë në këtë takim, derisa arriti ta mbyllte ndeshjen me mjaft sukses, së bashku me dy koleget e saj, kryesoren Olivia Tschon dhe asistenten tjetër Biljana Iskin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat