Mbërriti në janar, por shpallet lojtari i vitit te Manchester United

Futboll

Mbërriti në janar, por shpallet lojtari i vitit te Manchester United

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 01:03
Bruno Fernandes

Bruno Fernandes fiton çmimin “Lojtari i Vitit” të Manchester United për sezonin 2019-2020, pavarësisht se mbërriti vetëm në janar në Premier League. Portugezi pati një ndikim të madh në “Old Trafford”, pasi u transferua në skuadrën angleze gjysmën e sezonit të kaluar. Shfaqjet e tij të shkëlqyera ishin katalizatori për ekipin e Ole Gunnar Solskjaer, që u kthye në Ligën e Kampionëve për sezonin 2020-2021, duke përfunduar i treti në kampionatin anglez.

Fernandes i tha faqes zyrtare të klubit: “Sigurisht që dua të fitoj disa trofe për ekipin, për klubin dhe për tifozët, por padyshim jam i kënaqur me trofetë individualë. Ju gjithmonë ndiheni mirë kur fitoni këto lloj çmimesh, edhe unë nuk jam ndryshe. Ndihem vërtet i lumtur. Dua ta shtoj këtë në kaq shumë trofe për klubin dhe për tifozët, sepse mendoj se e meritojnë”.

Fernandes mundi Anthony Martial, që u rendit në vendin e dytë për çmimin, i cili jepet në bazë të votave nga tifozët e Manchester United. Marcus Rashford doli i treti. Portugezi e trashëgon çmimin nga Luke Shaw, i cili u zgjodh më i miri te “Djajtë e Kuq” për sezonin 2018-2019.

Sipas faqes së internetit të klubit, Fernandes fitoi 35.5 për qind të votave, pak përpara Martial, me 34%, ndërsa Rashford mori 10.4% të pëlqimeve të tifozëve. Fernandes shënoi një total prej 12 golash në 22 ndeshje, në të gjitha garat, për Manchester United.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat