Tashmë është zyrtare, Eduard Rroca bëhet pjesë e Istanbulsporit në Turqi.
Pasi i dha lamtumirën Kukësit (luajti ndeshjen e fundit ndaj Wolfsburgut), mesfushori 27-vjeçar i bashkohet klubit të kategorisë së dytë turke.
Rroca ka firmosur kontratë 4-vjecare me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.
Një karrierë në ngjitje për lojtarin e lindur në Librazhd, i cili e nisi futbollin te Tërbuni, për të spikatur më pas te Luftëtari.
Në janar 2019 u bë pjesë e Kukësit, duke dhënë kontribut për një sezon e gjysmë.
Kjo do të jetë përvoja e parë jashtë Shqipërisë, në një skuadër që kërkon ngjitjen në elitën e futbollit turk.