Diogo Jota në Liverpool

Futboll

Diogo Jota në Liverpool

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 09:07
Diogo Jota

Dje në orët e para të ditës, Liverpooli arriti marrëveshje personale me futbollistin, por nuk vonoi shumëm dhe në ato të mbrëmjes gjeti gjuhën e përbashkët me Wolverhamptonin.

Diogo Jota do të jetë përforcimi i dytë i brenda pak ditëve për “The Reds”, pas zyrtarizimit të Thiago Alcantaras.

Ka qenë gazetari i njohur italian, Fabrizio Romano, që përmes një njoftimi në rrjetin social “Twitter” konfirmoi akordin mes palëve, për shumën e 43 milionë euro.

Sulmuesi 23 vjeçar nga Portugalia, shkëlqeu edicionin e kaluar me ekipin nga “Molineux Stadium”, teksa këto paraqitje kanë ndikuar në interesimin më se të zakonshëm nga Jurgen Klopp.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat