Zyrtare: Interi e rikthen talentin italian, paguan 20 milionë euro

Futboll

Zyrtare: Interi e rikthen talentin italian, paguan 20 milionë euro

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 09:23
Andrea Pinamonti

Andrea Pinamonti është rikthyer në shtëpi, është rikthyer në Inter.

FC Internazionale Milano ka zyrtarizuar rikthimin e Andrea Pinamonti nga Genoa me marrëveshje të përhershme.

Pinamonti ishte i huazuar te Genoa dhe marrëveshja e përhershme u zyrtarizua vetëm 17 ditë më parë, për 19.5 milionë euro, por Interi ka shfrytëzuar menjëherë klauzolën e riblerjes duke e kthyer në Milano për 20 milionë euro.

Pinamonti luajti 34 herë për Genoan sezonin e kaluar, shënoi 7 gola dhe dhuroi 2 asiste. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat