Zappacosta bëhet me skuadër të re

Futboll

Zappacosta bëhet me skuadër të re

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 10:15
Davide Zappacosta

Mbrojtësi i Chelseat, Davide Zappacosta edhe zyrtarisht është huazuar për një sezon te Genoa në Serie A.

Mbrojtësi italian kaloi edicionin e kaluar në huazim te Roma, por një lëndim i rëndë i pësuar në ligament e detyroi atë të humbasë shumicën e ndeshjeve.

Mirëpo, Zappacosta është rikuperuar plotësisht nga lëndimi dhe ka kompletuar huazimin e tij te skuadra tjetër italiane, Genoa.

Ai ka bërë 13 paraqitje për Kombëtaren e Italisë, teksa u transferua te Chelsea nga Torino.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat