Inzaghi kundër Inzaghi, sot prova gjenerale e vëllezëve rivalë të Serie A

Futboll

Inzaghi kundër Inzaghi, sot prova gjenerale e vëllezëve rivalë të Serie A

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 10:49
Vellezerit Inzaghi

Kur dy vëllezër garojnë si kundërshtarë, është gjithnjë kurioze të dihet me çfarë ndjenjash e bëjnë këtë. Sidoqoftë, antagonizmi është vetëm sportiv, sepse ata i bashkon gjaku i njëjtë. Historia na ka dhënë shumë duete vëllezërish në sport, të ndarë sipas ngjyrave të ekipeve të tyre përkatëse (dy Baresi, për shembull), por ka pak raste kur dy vëllezër janë përballur me njëri-tjetrin jo në fushë, por nga pankina.

Seria A, sezoni 2020-2021, do të na ofrojë një situatë të tillë. Në krye të Lazio është Simone Inzaghi, në stolin e Benevento gjejmë Filippo. Dy pole, përveç karrierës, për sa iu përket viteve si futbollistë, dy karriera, deri më tani, shumë të ndryshme si trajnerë. Gëzime dhe zhgënjime, zhgënjime dhe gëzime; kontrast i përsosur që i jep hijeshi të mëtejshme një përballjeje mes tyre në Serie A, në qasjet aktuale.

Të dy “Inzaghi” do ta gjejnë veten si kundërshtarë në ndeshjen miqësore të sotme, që do të luhet midis Lazio dhe Benevento në “Olimpico”, e organizuar për shkak të shtyrjes së ndeshjeve të javës së parë të kampionatit për të dyja ekipet. Nuk do të ketë pikë në lojë, por pritshmëritë për të parë se si njëri do të përpiqet ta mposhtë tjetrin janë të mëdha.

Në realitet, ky nuk është kryqëzimi i pare mes dy vëllezërve në fjalë. Tjetri daton më 26 dhjetor 2018, kur Filippo ishte duke trajnuar Bologna në një krizë shumëvjeçare rezultatesh. Në “Dall’Ara”, ndeshja përfundoi 0-2 për Simone, i cili ndihmoi, përkundër dëshirës së tij, për t’i dhënë një shtytje vëllait drejt skajit të humnerës, që mori formë me shkarkimin një muaj më vonë.

Shkarkim, një term që më i riu i vëllezërve “Inzaghi”, Simone, nuk e njeh fare. Rruga e tij lineare si trajner, e cila filloi në sezonin 2010-2011, deri tani ka qenë mjaft positive. Kulmin e pati në prill 2016, kur presidenti Lotito e thirri për të zëvendësuar Piolin e shkarkuar. Dy muaj pozitivë dhe mundësia për të trajnuar Salernitana (një klub tjetër në galaktikën e bardhekaltërve kryeqytetas) në vitin pasardhës. Refuzimi i bujshëm i Bielsa, që dha dorëheqjen pas disa ditësh, e lejoi atë të merrte përsëri vendin e lënë bosh nga “Loco”, pa u larguar më kurrë.

Nga ana tjetër, Filippo përjetoi shumë më tepër shqetësime, pavarësisht nga shansi i madh që i erdhi, ndoshta shumë më shpejt se duhej, në stolin e Milanit. Aty provoi një nga periudhat më të errëta historike të klubit kuqezi, gjë që e detyroi të ikte. Në vitin 2016 ia rifilloi nga Seria C, me Venezia, të cilën gjiti e solli triumfalisht në Serie B dhe e dërgoi deri në pragun e Serie A.

Serie A u rifitua me Bologna, në fakt, por menjëherë u largua për t’i lënë vendin Sinisa Mihajlovic. Një rënie tjetër përkoi me një ngjitje tjetër: këtë herë te Benevento e presidentit Vigorito, i cili i vuri në dispozicion çdo gjë që i duhej. Aty ka dhënë më të mirën e tij, duke jetuar një sezon rekord, i cili përfundoi me fitoren e kampionatit (Serie B) shtatë javë përpara mbarimit të tij.

Sot, megjithatë, nuk do të ketë kohë për kujtime, por vetëm për të tashmen, nga e cila krijohen bazat për të ardhmen. Simone dhe Filippo do të shtrëngojnë duart, ndoshta do të përqafohen, jo më armiqësi, kurrsesi, por me shpirt të pastër konkurrues. Si dikur, kur luanin vetë në fushë, duke ndarë trofe dhe duartrokitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat