I dashuri yt duhet të jetë me shumë fat, i ka shkruar një nga ndjekësit! Ja reagimi i shqiptares

Futboll

I dashuri yt duhet të jetë me shumë fat, i ka shkruar një nga ndjekësit! Ja reagimi i shqiptares

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:28
Kraja

I dashuri yt duhet të jetë me shumë fat”, Lei Kraja flet për jetën private dhe zbulon se…

Lei Kraja është një ndër vajzat më seksi të ekranit dhe çdokush do të ishte kurioz të dinte se cili është mashkulli krah saj.

Edhe pse moderatorja zakonisht është shumë e rezervuar kur e pyesin nëse ka dikë në jetën e saj, këtë herë nuk ndodhi kështu.

Nëpërmjet një bashkëbisedimi me ndjekësit në Instagram, Lei ka zbuluar se është beqare, por mesa duket ky fakt nuk i pëlqen aspak.

“I dashuri yt duhet të jetë me shumë fat”, i ka shkruar një nga ndjekësit.

“Do të thoja të njëjtën gjë nëse do të kisha një”, i është përgjigjur bukuroshja, duke shtuar edhe një “emoji” me fytyrë të mërzitur.

Edhe pse Lei duket se nuk ka shumë gjëra për të thënë për momentin në lidhje me jetën e saj private, nuk janë të pakta rastet kur është përfolur për në media për jetën e saj intime.

Para rreth një viti, qarkullonte lajmi se ajo dhe Robert Berisha, ish-partneri i Nora Istrefit, mund të jenë në një lidhje.

Por, kjo rezultoi të ishte jo e vërtet, kur të dy folën publikisht dhe treguan se mes tyre nuk ka asgjë më shumë se miqësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat