E la për mbesën e saj, flet ish-gruaja e futbollistit

Futboll

E la për mbesën e saj, flet ish-gruaja e futbollistit

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 11:47
E la për mbesën e saj, flet ish-gruaja e futbollistit

Ish-gruaja e Hulk ka folur ashpër ndaj mbesës së saj, e cila u martua me yllin e futbollit brazilian Hulk.

Ajo tha se ndihet sikur ka varrosur një vajzë të gjallë. 34-vjeçari thuhet se u nda nga bashkëshortja e tij Iran Angelo de Souza verën e vitit të kaluar pak para se të njoftonte publikisht se po dilte me mbesën e saj Camila.

Iran kritikoi mbesën e saj dhe tha se ajo bëri gjithçka për ta rritur sa më mirë atë dhe nuk e meritonte t’ia kthenin në këtë mënyrë, duke e lënduar në atë mënyrë sa t’i merte bashkëshortin.

“Zgjohem nga gjumi dhe shkoj të fle akoma pa e kuptuar se si mund të ndodhte diçka e tillë.Dhimbja është shumë e madhe, ndonjëherë më vjen të nxjerr zemrën nga vendi. E kisha si vajzë Camila-n, bëra gjithçka që ajo të rritej sa më mirë, sakrifikova ëndrrat e mia për të” tha Iran.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat