Genoa prezantohen dy afrime të reja

Futboll

Genoa prezantohen dy afrime të reja

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 12:16
Genoa prezantohen dy afrime të reja

Në pritje të startit të kampionatit italian, që do të ngrejë siparin pasditen e sotme Genoa ka zyrtarizuar afrimin e dy futbollistëve të tjerë sot, duke kompletuar edhe më shumë organikën në dispozicion të trajnerit Rolando Maran.

Kështu mëngjesin e sotëm klubi ligur njoftoi arritjen e marrëveshjes për transferimin e fantazistit kroat Marko Pjaca. Ky i fundit vjen nga Juventusi me formulën e huazimit deri në qershorin e vitit të ardhshëm.

Pak minuta më vonë, drejtuesit e klubit kuqeblu zyrtarizuan edhe afrimin e mbrojtësit anësor italian Davide Zappacosta, i cili vjen në huazim nga londinezët e Chelsea-t, të cilët kanë edhe kartonin e mbrojtësit.

Pas një sezoni në huazim te Roma, ku për shumë muaj qëndroi jashtë fushave për shkak dëmtimi, Zappacosta do të provojë ringritjen nga Genoa, një klub që këtë sezon vjen me të tjera pretendime dhe jo më mbijetesën, si në vitet e fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat