Bayerni i ka gjetur më në fund zëvendësuesit

Futboll

Bayerni i ka gjetur më në fund zëvendësuesit

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 12:35
Bayerni i ka gjetur më në fund zëvendësuesit

Serge Gnabry 25-vjeçar, Leroy Sane 24-vjeçar – pritet të jenë arma më e fortë e Bayern Munich sezonin 2020/21.

Dyshja në fjalë kanë shkëlqyer në fitoren 8-0 të Bayernit ndaj Schalke 04.

Gnabry tregoi se di të shënojë shumë gola dhe të luftojë edhe për ‘Këpucën e Artë’, pasi e përfundoi takimin me het-trik, duke e nisur mbarë sezonin e ri në Bundesligë.

Në anën tjetër, Sane konfirmoi se jo kot është blerë nga Manchester City, se është një lojtar i jashtëzakonshëm dhe se mund të rritet edhe më shumë – në debutim dhuroi dy asiste dhe ia bëri sefte me Bayernin duke shënuar edhe gol.

Nga ky sezon, Gnabry do ta barë fanellën me numrin 7, që për shumë vite e barti Franck Ribery, derisa Sane ka zgjedhur fanellën me numrin 10, atë që e barti Arjen Robben.

Me një fjalë, Bayerni i ka gjetur tashmë zëvendësuesit e dy legjendave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat