2 metra i gjatë, Milani piketon qendërmbrojtësin 22-vjeçar

Futboll

2 metra i gjatë, Milani piketon qendërmbrojtësin 22-vjeçar

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 12:40
Kristoffer Vassbakk Ajer

Kristoffer Vassbakk Ajer, mbrojtësi norvegjez i Celtic, është me sytë nga Milano. 22-vjeçari i gjatë 198 centimetra, që luan në qendër të prapavijës, ka qenë afër kalimit te “Djalli” edhe në të kaluarën.

Drejtuesit e Milanit e kanë pëlqyer pre një kohe, por vetëm tani është kthyer në opsion të vërtetë të Maldini dhe Massara. Arsyeja është e thjeshtë; Stefano Pioli gjithashtu e shpjegoi para se të përballej me Shamrock në raundin kualifikues të “Europa League”. Ekipi është i pambuluar në mbrojtje.

Dhe ja përse: Romagnoli dhe Musacchio janë ende në “infermieri”, Duarte është kthyer nga një sezon i shoqëruar nga dëmtime të shumta. Kështu, vetëm Kjaer dhe i riu Gabbia janë me të vërtetë të aftë për të luajtur në atë rol momentalisht.

Me grupet e “Europa League” që do të synohen patjetër dhe tri javët e para të kampionatit, është e kuptueshme pse trajneri Pioli do të dëshironte një përforcim sa më shpejt të ishte e mundur. Përveç kësaj, edhe për pjesën tjetër të sezonit, skepticizmi për rikuperimin e Musacchio, Duarte dhe rritjen e Gabbia është i ligjshëm, çka e shqetëson shumë mjedisin kuqezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat