Nuk ftohen për ndeshjet tradicionale të Barcelonës

Futboll

Nuk ftohen për ndeshjet tradicionale të Barcelonës

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 12:47
Nuk ftohen për ndeshjet tradicionale të Barcelonës

Arturo Vidal dhe Luis Suarez nuk janë në skuadrën e Barcelonës për "Gamper Trophy", pasi dyshja janë pranë largimit.

Futbollistët nuk janë ftuar në ndeshjen tradicionale para fillimit të edicionit të ri me Elchen.

E ardhmja e Vidalit dihet, pasi mesfushori kilian do t'i bashkohet Interit në ditët e ardhshme.

Ai është duke pritur kalimin e Diego Godinit në Cagliari, për t'u transferuar tek Interi.

Ndërkaq, situata e Suarezit është më ndryshe, pasi ai nuk dihet nëse do të kalojë në Juventus apo Atletico Madrid.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat