Olimpia “tërbohet” me Çekiçin

Futboll

Olimpia “tërbohet” me Çekiçin

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 13:10
Olimpia “tërbohet” me Çekiçin

Endri Çekiçi është një nga lojtarët më të rëndësishëm të Olimpija Ljubljanës. Paraqitjet e tij, golat e shënuar dhe goditja mjeshtërore e kanë vendosur shqiptarin në kushtet e një futbollisti me peshë në ekip.

Së fundmi, për të pati interesim në Turqi nga Ankaraguçu.

Teksa vizita e shqiptarit për disa ditë në Turqi nuk është finalizuar me sukses, kthimi i tij në Slloveni tërbon ekipin. Kjo për faktin se ata duan që të përfitojnë ekonomikisht nga kartoni i sulmuesit, pasi në merkaton e ardhshme do të largohej i lirë.

Mërzia e sllovenëve ka qenë edhe për shkak se në ndeshjen e të enjtes, ku u eliminuan nga Zirinjski, Çekiçi nuk ishte sepse ishte kthyer vonë nga Turqia dhe nuk kishte bërë testet për “COVID-19”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat