E rëndë, futbollisti vret presidentin e klubit

Futboll

E rëndë, futbollisti vret presidentin e klubit

Nga: K.G. Më: 19 shtator 2020 Në ora: 13:26
E rëndë, futbollisti vret presidentin e klubit

Vinicius Corsini, futbollist 28-vjeçar, është arrestuar nën dyshimin për vrasje. 

Më 16 shtator, ai sulmoi presidentin e klubit brazilian Nacional de Rolandia, Jose Danilson Alves de Oliveiro, pas së cilës ai dyshohet që e goditi me thikë për vdekje.

Më parë, lojtari ishte pjesë e Nacional de Rolandia, por ishte në konflikt me presidentin e klubit. 
Corsini goditi me thikë disa herë Danilsonin ndërsa po debatonte. Presidenti i klubit u dërgua menjëherë në spital, por nuk i mbijetoi plagëve.

Kryetari i Bashkisë së Roland ka shpallur zyrtarisht një ditë zie në kujtim të zyrtarit 58-vjeçar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat