Giuffredi ultimatum Napolit për Hysajn

Futboll

Giuffredi ultimatum Napolit për Hysajn

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 13:39
Giuffredi ultimatum Napolit për Hysajn

Pak ditë më parë te Napoli u hap pista e rinovimit për Elseid Hysajn, me kapitenin e Kombëtares Shqiptare që është përfolur sistematikisht për një transferim në këto sesionet e fundit të merkatos, një operacion që për shkaqe të ndryshme nuk është realizuar.

Te Napoli e vlerësojnë kontributin e tij dhe për Gattuson është një nga ata lojtarë që ish mesfushori i Milanit dëshiron, luftarak dhe i disiplinuar, por ndërkohë Aurelio De Laurentiis duhet ta njohë këtë kontribut edhe financiarisht, siç bën të ditur agjenti i Hysajt, Mario Giuffredi, që ndërkohë vendos edhe një ultimatum për klubin duke i caktuar një afat për të arritur akordin për zgjatjen e marrëveshjes.

Në lidhje me situatën e mbrojtësit shkodran Giufredi deklaroi: Ka patur ndonjë hap përpara, gjithçka do të ecë më shpejt pas shitjes së Milik pasi kështu do të kenë një punë më pak. Në rast se arrijmë akordin, Hysaj do të ketë një pagë unike, që të kënaqë lojtarin. Interesi im është që të rinovojmë brenda 5 tetorit, pasi më pas nuk e di nëse do të mund të rinovojmë më. Jam besimplotë, por nuk varet më nga unë, unë kam bërë atë që mund të bëja.

Deklarata e Giuffredit është e qartë dhe Napoli duhet të nxitojë për t’iu afruar pretendimeve të Hysajt për të mos e humbur, me menaxherin që foli edhe taktikisht në lidhje me bashkëjetesën në repartin e mbrojtjes të shkodranit me klientin tjetër të tij, Di Lorenzon.

“Nëse Di Lorenzo mund të luajë në qendër? Hysaj dhe Di Lorenzo janë shumë të çmuar për Gatusson, të lejojnë të marrësh një lojtar më pak për repartin e mbrojtjes. Di Lorenzo mund të luajë si qëndror dhe është e vërtetë që Gatusso e konsideron si një pesësh qendre”, u shpreh menaxheri i Hysajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat