Ballkani e nis sezonin me dy mungesa

Futboll

Ballkani e nis sezonin me dy mungesa

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 14:22
Ballkani e nis sezonin me dy mungesa

Skuadra e Ballkanit e nisë sot sezonin e ri ndaj Besës së Pejës, e cila u inkuadrua në Superligë këtë vit.

Ndeshja nisë nga ora 16:00 dhe zhvillohet në stadiumin me bari sintetik në Brestovik.

Për këtë takim trajneri i skuadrës nga Suhareka, Ismet Munishi nuk do të mund të llogaritë në dy super transferimet që i beri gjatë këtij afati kalimtar.

Gazeta inFokus merr vesh se Bajram Jashanica dhe Mevlan Zeka nuk do të udhëtojnë me skuadrën për në Pejë, për shkak të lëndimeve që kanë pësuar në stërvitje.

Gazeta po ashtu mëson së të dy këta lojtarë të hënën pritët të rikthehen në stërvitje.

Jashanica u transferua në Ballkan nga Skënderbeu, ndërsa Zeka kaloi te skuadra suharekase nga Feronikeli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat