Kabashi: Atë hidhërim duhet ta kthejnë në forcë në përballjet që na presin

Futboll

Kabashi: Atë hidhërim duhet ta kthejnë në forcë në përballjet që na presin

Nga: K.G. Më: 19 shtator 2020 Në ora: 15:11
Kabashi: Atë hidhërim duhet ta kthejnë̈ në̈ forcë në̈ përballjet që̈ na presin

Kryetari i klubit të futbollit Ballkani nga Theranda, Arsim Kabashi, motivon futbollistët e tij para sfidës së sotme në Brestovik të Pejës, kundër Besës, në kuadër të javës së parë të elitës së futbollit të Kosovës.

“U rrita duke besuar në suksese, ç̧do herë e kisha mision të bë̈ja diç̧ka për qytetin tim.
Asnjëherë nuk e kam vendosor në dilemë përballjen, edhe pse përballja shpesh herë ishte sfiduese.
Kosova, vendi që më dha të gjitha,

Ballkani, klubi i futbollit që më dha krahët se si përmbushet ëndrra e të rinjëve tanë.
Dashamir të sportit, qytetarë të Republikës, e ndjejë në thellësinë e shpirtit që lojtarët e Ballkanit në sezonin 2019/20 të cilët dhanë djersë në fushë për të arritur sukseset,sot mund të ndjehen pak sa të zhgënjyer me epilogun e kë̈ti sezoni.

Jemi me ta në ç̧do zhgënjim eventual, e ndjej edhe përkushtimin e lojtarëve të klubit tim Ballkanit, që ky epilog është një zhgënjim nga ana e tyre pë̈r të prezantuar vlerat në garat evropiane, por mbi gjitha lojtarë̈t tanë janë të vetëdijshëm që̈ ky zhvillim i bë̈në̈ shumë më shumë më të fort e pë̈rgjegjës para qytetarë̈ve të Suharekës e po ashtu edhe të Republikës për të dhë̈në̈ më të mirë̈n në sezonin e ri 2020/21.

Tani ne na duhet sinergji e të gjithë̈ futbollistë̈ve që patën atë hidhërim, mirë̈po atë hidhërim duhet ta kthejnë̈ në̈ forcë në̈ përballjet që̈ na presin, duke kaluar çdo interes personal apo grupor.

Tani ne, nga një̈ mision që kishim për Ballkanin na duhet të arrijmë në këtë fazë, që me punë, misionin t'a shndërrojmë̈ në qëllime pë̈r arritjen e titujve, tituj që na munguan në momentet e fundit.

Ndoshta për disa mund të jetë edhe utopike!, por të kthehemi pak tek zhvillimi i sportit në Kosovë.
Rasti i Majlindës e shumë sportistëve tjerë me suksese vetëmohuese të jenë rruga që ne si klub t'a kemi s’bashku edhe me klubet tjera që të dëshmojmë̈ kualitetin Komb në arenën ndërkombëtare.

Sakrifica , mundi, guximi dhe gatishmëria janë vlerat që na kanë përcjellur si klub gjatë kësaj faze,por ne do i kultivojmë edhe më shumë duke dëshmuar se ne mundemi dhe ia dalimqë kemi si sot të gjithë bashkëvendasëve, tifozëve Suharekas i përkulem për respektin që më dhanë për gjatë kësaj kohe,që zemrat e tyre rrahën me shpejtësinë e përbashkimit për suksese.

Lojtarëve në pafundësi mirënjohës për vlerat që prezentuan në fushë aty ku edhe fituan simpatinë nga të gjithë dashamirët e sportit të Republikës së Kosovës dhe më gjër.

Trajnerit Munishi dhe stafit të tij për angazhimin e pamohueshëm.
Kryetarit Muharremaj për përkrahjen dhe përcjelljen që kishte për Klubin. Stafit dhe kryesisë së Ballkanit për punën e palodhshme. Suharekë të jam mirënjohës në përjetësi për të gjitha që më dhe.
Urime fillimi i sezonit 2020/21! Urime për të gjithë klubet e Superligës. Zoti na ndihmoftë, gjithmonë dhe gjithëherë. Na priftë e mbara Suharekë” , shkruan Kabashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat