Thiago mund të debutojë me Liverpoolin

Futboll

Thiago mund të debutojë me Liverpoolin

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 15:13
Thiago mund të debutojë me Liverpoolin

Liverpooli e ka kompletuar transferimin e Thiago Alcavantas nga Bayern Munichu të premten.

Reprezentuesi spanjoll është bërë prurja e tretë e Liverpoolit pas Kostas Tsimikas.

Ish-futbollisti i Barcelonës mund të debutojë me Liverpoolin në ndeshjen derbi ndaj Chelseat të dielën.

Thiago ka nënshkruar kontratë afatgjate me Liverpoolin dhe është larguar nga Bayern Munichu pas shtatë vitesh në "Allianz Arena".

Liverpooli ka paguar 20 milionë funte për transferimin e tij, si dhe bonuse në vlerë të pesë milionë funtesh eventualisht.

Përveç Kostas dhe Thiagos, Liverpooli do ta prezantojë së shpejti edhe sulmuesin e Wolverhamptonit, Diogo Jota.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat