Evertoni nuk ndalet, fiton bindshëm në sfidën me dy të skuqur

Futboll

Evertoni nuk ndalet, fiton bindshëm në sfidën me dy të skuqur

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2020 Në ora: 15:24
James Rodriguez

Skuadra e Evertonit ka shënuar fitore të thellë me rezultat 5:2 kundër West Bromwich-it, në takimin e javës së dytë të Premier League në futboll. 

Ndeshje me shtatë gola të shënuar dhe dy të skuqur.

Në minutën e fundit të pjesës së parë, Gibbs i West Bromwich-it u ndëshkua direkt me karton të kuq pas sjelljes josportive, po ashtu edhe trajneri i kësaj skuadre, kroati Sllaven Biliq.

Futbollisti James Rodriguez shënon golin e parë në Premier League përkatësisht për ekipin e Evertonit.
Për Evertonin shënuan Calvert-Lewin (31', 62' e 66'), Rodriguez (45') Keane (54') dhe për mysafirët Diangana (10') e Pereira (47').

Evertoni ka shënuar fitoren e dytë rresht, duke kryesuar renditjen me 6 pikë, ndërsa West Bromwich zhgënjen dhe është në fund pa pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat