Nga kategoria e gjashtë angleze në elitë!

Futboll

Nga kategoria e gjashtë angleze në elitë!

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 16:59
Nga kategoria e gjashtë angleze në elitë!

Protagonisti i Premier League në këtë fillim edicioni 2020-21 quhet Calvert-Lewin, sulmuesi i Everton! Fantastik për ekipin e Ancelottit, “vrastar” përpara portës kundërshtare dhe teknikë e përsosur…

Por, si ka mbërritur deri këtu sulmuesi anglez?

I rritur në akademinë e të rinjve Sheffield United, u huazua fillimisht te Stalybridge Celtic, një klub nga Conference North (seria e gjashtë e futbollit anglez) ku ai shënoi gjashtë gola në pesë ndeshje midis dhjetorit 2014 dhe shkurt 2015, më pas te Northampton Town, në divizionin e katërt.

Pasi luajti në League Two ai kthehet te Sheffield United për të luajtur pjesën e dytë në League One. Më 31 gusht 2016 Everton e blen atë plotësisht duke e bërë të nënshkruajë një kontratë katër-vjeçare, për një shifër që është rreth 1.8 mln euro!

Bëri debutimin e tij në Premier League më 13 dhjetor 2016 në ndeshjen e fituar 2-1 kundër Arsenal dhe shënoi golin e tij të parë në elitën angleze në 18 mars 2017, kundër Hull City (4-0).

Me ardhjen e Sam Allardyce si trajner në fund të Nëntorit 2017 fillon të aktivizohet përgjithmonë si qendër sulmues dhe performancat e tij pozitive vlejnë rinovimin e kontratës së nënshkruar në 14 dhjetor 2017 deri më 30 qershor 2023…

Vazhdon të shënojë me Everton edhe pse sezoni i shkuar ishte kurorëzimi i vërtetë me 13 gola në Premier League dhe 2 në Kupa!

Një rritje fantastike që e çon këtë fillim sezoni të tregojë menjëherë vlerat: 4 gola në 160 minuta, mes Tottenham dhe Ëest Brom!

Ende 23-vjeçar, por Everton ka një thesar në pronësi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat