Prishtina me kryetrajner të ri triumfon bindshëm

Futboll

Prishtina me kryetrajner të ri triumfon bindshëm

Nga: K.Goca Më: 19 shtator 2020 Në ora: 17:53
Zekirija Ramadani

Zekirija Ramadani, kryetrajner i ri i Prishtinës, debuton në bankë me fitore bindëse kundër Drenicës nga Skenderaj, me rezultat 3:0. 

Prishtina ka qenë shumë më e mirë dhe ka arkëtuar tri pikë të mëdha në hapje të edicionit të ri të Superligës së Kosovës. 

Në minutën e 32-të, Leotrim Bekteshi ka hapur serinë e golave pas harkimit të mirë të Micit.

Në pjesën e dytë përkatësisht në minutën e 46-të, Endrit Krasniqi, me dinakërinë realizon për 2:0. Sulmuesi më i rrezikshëm në kampionatin tonë, Oto John, i shpejt si rrufe, thellon fitoren e Prishtinës me rezultat 3:0 në minutën e 74-të.

Bardhekaltrit arkëtojnë tre pikë të mëdha, ndërsa Drenica ka luajtur mirë por jo edhe të shënojnë, pasi që portieri i Prishtinës, Haxho, ka treguar formë të mirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat