Sulmuesi nga Kosova nuk ndalet në Skoci, kryeson në listë të shënuesve

Futboll

Sulmuesi nga Kosova nuk ndalet në Skoci, kryeson në listë të shënuesve

Nga: Kemajl Goca Më: 19 shtator 2020 Në ora: 17:56
Ajeti

Sulmuesi nga Kosova, Albian Ajeti, anëtar i Kombëtares së Zvicrës, është në formën më të mirë të mundshme.

Ai është më i merituari për fitoren e gjigantit skocez, Celtic-u, me rezultat 3:2 ndaj Livingstonit. Vendasit treguan lojë më të mirë dhe me plot meritë fituan tre pikë të reja. 

Ajeti ka treguar lojë të madhe, duke realizuar në minutën e 52-të për epërsinë 3:1, ndërsa ka asistuar në golin e parë.
Golat i shënua për Celtic-un McGregor (20'), Christie (23'), Ajeti (52') dhe për Livingstonin Holt (16'-nga penalltia) e Serrano (78')

Futbollisti nga Kosova i prinë listës së shënuesve me 4 gola, ndërsa Celtic kryeson renditjen me 19 pikë apo ka 6 fitore e 1 barazim ashtu sikurse edhe Rangers në pozitën e dytë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat