21 gola në 5 ndeshje, Bundesliga I vazhdon me ritëm të lartë

Futboll

21 gola në 5 ndeshje, Bundesliga I vazhdon me ritëm të lartë

Më: 19 shtator 2020 Në ora: 18:23
21 gola në 5 ndeshje, Bundesliga I vazhdon me ritëm të lartë

Plot 21 gola janë shënuar në 5 ndeshjet e Bundesligës që u luajtën sot. Kështu debutuesit e Arminia Bielefeld e nisën me një barazim 1-1 në fushën e Frankfurtit.

Golit të Sokus në minutën e 51 i’u përgjigj Andre Silva në të 62-ën. Këlni u mund nga Hofenheimi vetëm në fund 2-3. Heroi i takimi për miqtë ishte Kramariç që realizoi tre gola.

Freiburgu i Abrashit mori një fitore të vështirë 2-3 në fushën e Shtutgartit. Lojtari i kombëtares u fut në lojë vetëm në minutën e 90-të. Augsburgu me dy gola në minutat e 82 dhe 89 arriti të mposhtë në transfertë Union Berlinin 1-3.

Verder Bremeni i Rashicës e nisi me një humbje të thellë në shtëpi edicionin e ri të Bundesligës, duke u mposhtuar 1-4 nga Herta Berlin. Rashica mungoi në këtë sfidë për shkak dëmtimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat