​Lëndohet ylli i Juventusit, mungon disa javë

Futboll

​Lëndohet ylli i Juventusit, mungon disa javë

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 06:03
Dybala dhe Ronaldo

Juventusi ka konfirmuar se mbrojtësi Alex Sandro ka pësuar lëndim dhe se do të mungojë rreth tri javë, derisa sulmuesi Paulo Dybala është rikthye në stërvitje të plota.

“Bianconerët” ballafaqohen me Sampdorian në xhiron e parë të Serie-A të dielën me fillim nga ora 20:45.

“Një tërheqje e lehtë e muskulit të djathtë do ta mbaj Sandron të padisponueshëm për javët e ardhshme, derisa brenda 15 ditëve ai do t’iu nënshtrohet kontrolleve të vazhdueshme. Nga ana tjetër, Pualo Dybala është rikthyer në stërvitje të rregullta.”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.

Të lënduar nga radhë e “Zonjës së Vjetër” janë edhe Federico Bernardeschi dhe Matthijs de Ligt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat