Munishi e festoi fitoren e Ballkanit në Odë të Burrave

Futboll

Munishi e festoi fitoren e Ballkanit në Odë të Burrave

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 06:31
Ismet Munishi

Skuadra e Ballkanit e nisi në mënyrë fantastike sezonin e ri.

Ata mposhtën me rezultat 1:4 ekipin e sapo inkuadruar në Superligë, Besa e Pejës.

Trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi ka zgjedhur një mënyrë interesante që ta festoj fitoren e parë në sezonin e ri.

Ai së bashku me presidentin e klubit të Ballkanit, Arsim Kabashi kanë qenë mysafirë në një Odë të Burrave në Suharekë.

“Fitorja festohet ne Odë më së miri . Ne oden e Hasanajve ne Reqan të Suharekes.Falemderit shume për mikriptje Hasanajve te Reqanit “, ka shkruar Munishi në postimin e tij.

Ballkani shihet si një nga skuadrat favorite për ta fituar titullin këtë sezon. Me transferimet e bëra në merkato, klubi nga Suhareka po duket më i frikshëm se sezonin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat