“Më quajnë Francesco Totti”; zbulohet trajleri i doku-filmit mbi “Capitano”

Futboll

“Më quajnë Francesco Totti”; zbulohet trajleri i doku-filmit mbi “Capitano”

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 08:58
Francesco Totti

Francesco Totti gjurmon të gjithë jetën e tij në vetën e parë, duke e projektuar dhe parë atë në ekran me të krejt spektatorët e tjerë.

Një udhëtim emocionues nëpër pikat kryesore të karrierës së tij si futbollist i Romës dhe kombëtares italiane, si dhe në jetën e tij personale.

Nga hapat e parë në fushat e blerta deri te lamtumira emocionuese dhe që përloti “Olimpico” e mbushur përplot.

“Capitano” i përjetshëm i verdhekuqve ka doku-filmin e vet tashmë, “Më quajnë Francesco Totti”, si mjaft figura të tjera të shquara të këtij sporti. Një “valencë” më shumë për legjendën romake…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat