Arteta: Ishim me fat ndaj West Ham

Futboll

Arteta: Ishim me fat ndaj West Ham

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 10:00
Mikel Arteta

Trajneri i Arsenal, Mikel Arteta, ka dhënë komentet e tij pas ndeshjes ndaj West Ham United.

Arsenal fitoi 2:1, falë një goli të vonshëm nga Eddie Nketiah, i cili vinte nga banka rezervë.

Lidhur me fitoren, trajneri i Arsenal, Mikel Arteta beson se skuadra e tij ishte thjeshtë me fat në këtë takim.

“Ishim paksa me fat në momente të caktuara, sigurisht”, ka thënë Arteta.

“Por gjithashtu, ne gjetëm rrugën për fitore dhe është mentaliteti që unë dua skuadra ta ketë, edhe kur jemi në pozita të vështira”, shtoi trajneri.

“Kjo është pse jemi këtu. Gjithashtu, shumë shënime të marra pasi ka gjëra për t’u përmirësuar”, ishin fjalët e spanjollit.

Arsenal numëron gjashtë pikë pas dy ndeshjeve të para në Premierligë, duke e nisur për mrekulli sezonin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat