Drejtori sportiv i Juves telefonon Suarezin, i jep njoftim të rëndësishëm

Futboll

Drejtori sportiv i Juves telefonon Suarezin, i jep njoftim të rëndësishëm

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 10:01
Luis Suarez

Fabio Paratici ka telefonuar Luis Suarezin.

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, javëve të fundit është lidhur me një transferim të mundshëm te Juventus.

Uruguaiani madje iu nënshtrua edhe një testi gjuhe në Itali, në procesin për të fituar pasaportë italiane.

Megjithatë, sipas ‘Mundo Deportivo’, Fabio Paratici ka telefonuar Suarezin dhe e ka njoftuar se Juve nuk do të nënshkruajë me t.

Synimi i ‘Zonjës së Vjetër’ është nënshkrimi me Edin Dzeko dhe kjo i është komunikuar Suarezit.

Dzeko dhe Juve tashmë kanë marrëveshje personale për transferimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat