Islami do ta vazhdojë karrierën në këtë klub

Futboll

Islami do ta vazhdojë karrierën në këtë klub

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 18:10
Islami do ta vazhdojë karrierën në këtë klub

Përparim Islami do ta vazhdojë karrierën tek Feronikeli, me të cilën skuadër ka arritur sukseset më të mëdha.

Lajmin e ka konfirmuar drejtori sportiv i Feronikelit, Artan Berisha.

“Po, kemi arritur marrëveshje dje (e shtunë) me Islamin dhe ai do të mbetet pjesë e klubit tonë”, tha Berisha për Gazetën Olle.

Mbrojtësi i djathtë ishte ndarë në verë me Feronikelin dhe ishte afër edhe transferimit te Ballkani.

Ai ishte lënduar në qershor, për çka ishte operuar, kurse ditë më parë ka rifilluar përgatitjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat