Liverpooli me pikë të plota! Një penallti e humbur, një i skuqur dhe gafa e portierit

Futboll

Liverpooli me pikë të plota! Një penallti e humbur, një i skuqur dhe gafa e portierit

Nga: Kemajl Goca Më: 20 shtator 2020 Në ora: 18:51
Liverpooli me pikë të plota! Një penallti e humbur, një i skuqur dhe gafa e portierit

Liverpooli ka shënuar fitore në derbin e javës së dytë të Premier League në futboll. Kampioni ashtu si i ka hije edhe triumfon me rezultat 2:0 ndaj Chelseat, në takimin që u luajt në stadiumin "Stamford Bridge'.

Te Chelsea asgjë nuk shkoi si duhet, një i skuqur, gafa e portierit dhe e humbën edhe penalltinë.  

Nga minuta e 45+1 Chelsea ka luajtur me një lojtar me pak, pasi që Christensen  u përjashtua direkt me karton të kuq për shkak  të një ndërhyrje nga prapa. 

Image

Në minutën e 50-të, Liverpooli me një veprim shkollor dhe Sadio Mane nga afërsia me kokë shënon për 0:1. 
Kampioni thellon fitoren. Mane sërish në skenë.

Portieri Arrizabalaga gabon në pasim afër portës së tij  dhe Mane nuk e fali, menjëherë e plason topin në rrjetë, 0:2 pikërisht në minutën e 54-të.  Gabim trashanik i portierit, në fakt e ka shokuar edhe trajnerin Lampard. 

Në minutën e 82-të, Jorginho pati rast ideal që ta ngushtoi humbjen por gjuajtja e tij në këndin e majtë është pritur nga portieri Alisson.  

Pas javës së dytë, Everton kryeson tabelën me 6 pikë, pasojnë Arsenali, Liverpooli, Crystal Palace, që të gjithë janë me nga 6 pikë, ndërsa Chelsea renditet në vend të dhjetë me 3 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat