Mustafi pranë largimit nga Arsenali

Futboll

Mustafi pranë largimit nga Arsenali

Më: 20 shtator 2020 Në ora: 19:25
Mustafi pranë largimit nga Arsenali

Qendërmbrojtësi i Arsenalit, Shkodran Mustafi i është ofruar Lazios.

Me një vit të mbetur në kontratë, mbrojtësi shqiptar nuk bën pjesë në planet e trajnerit Mikel Arteta për këtë edicion.

Kështu që klubi londinez ka vendosur ta vë në shitje futbollistin nga Gostivari.

Mustafi ka një pagë vjetore prej 4.5 milionë euro tek Arsenali, derisa vlera e tij në treg konsiderohet të jetë 15 milionë euro.

Laziot i është ofruar transferimi i Mustafit, derisa në ditët e ardhshme do të vendoset gjithçka.

Mustafi është vëzhguar nga drejtori i Lazios, Igli Tare që prej kur ka luajtur në Sampdoria.

Trajneri Simone Inzaghi thuhet se do të ishte i lumtur nëse do ta transferonte ish-reprezentuesin e Gjermanisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat